Lirohet pas 8 muajsh pëllumbi “i akuzuar” si spiun i Kinës
Policia në Indi ka liruar një pëllumb që ishte ndaluar për tetë muaj nën dyshimin se kishte spiunuar për Kinën.
Policia dyshoi se pëllumbi, i cili u kap pranë portit në Mumbai në maj të vitit të kaluar, ishte i përfshirë në spiunazh sepse kishte dy unaza në këmbë me fjalë në gjuhën kineze, raportoi SkyNews.
Policia e liroi pëllumbin të martën dhe e lëshoi përsëri në natyrë, raportuan mediat indiane. Pëllumbi kaloi tetë muaj në robëri në një spital kafshësh në Mumbai, përpara se të zbulohej se zogu kishte fluturuar në Indi nga Tajvani.
Pëllumbat janë përdorur për spiunazh gjatë historisë, dhe forcat britanike në Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore i përdorën këta zogj për të përcjellë mesazhe. Policia në Indi ka arrestuar më parë pëllumba.
Në vitin 2016, policia indiane ndaloi një pëllumb tjetër pasi dyshohet se iu gjet një shënim që kërcënonte kryeministrin indian Narendra Modi.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta