Tërmet i fuqishëm përgjatë kufirit mes Kinës dhe Kirgizisë

22 Janar 2024 | 21:11

Një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh ka goditur në zonën përgjatë kufirit mes Kinës dhe Kirgizisë, raportoi më 22 janar Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar për dëme të mëdha.

Televizionet lokale në kryeqytetin indian, Nju Delhi, raportuan se dridhje të fuqishme të tokës janë ndjerë në këtë qytet, që gjendet 1.400 kilometra nga epiqendra e tërmetit.

Tërmeti u regjistrua në orën 02:00, sipas kohës lokale, me një thellësi prej 27 kilometrash. Epiqendra e tërmetit raportohet të jetë në rajonin Ksinjiang të Kinës, 140 kilometra në perëndim të qytetit Aksu.

Pak kohë pas dridhjeve të para të tokës, edhe tri tërmete të tjera u regjistruan në këtë zonë, me 5.5, 5.1 dhe 5.0 shkallë të Rihterit.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha ka të ngjarë që të ketë viktima si pasojë e tërmeteve të fuqishme, edhe pse deri më tani nuk është raportuar për ndonjë viktimë në zonat malore dhe rurale që u goditën nga dridhjet e fuqishme të tokës.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, në veriperëndim të Kinës u vranë 148 persona dhe u zhvendosën mijëra të tjerë si pasojë e një tërmeti në provincën Gansu.

Ky ishte tërmeti më vdekjeprurës në Kinë që nga viti 2014 kur mbi 600 persona u vranë në provincën Junan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth

Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe ndryshime në tru, sipas një studimi të ri të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të...
18:38 | 14/07/2026

Fitoi gjyqin ndaj tij, ish-punonjësi i kërkon 1.2 milionë dollarë Kanye West

Një ish-punonjës i Kanye West që fitoi një çështje kundër tij në fillim të vitit, po i kërkon gjykatësit të detyrojë reperin që t’i paguajë...
18:36 | 14/07/2026

Jo vetëm Hormuzin: Irani kërcënon të bllokojë një tjetër ngushticë të rëndësishme

Pasi ka bllokuar lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, Irani po sinjalizon se mund të përdorë një tjetër kartë strategjike, duke aktivizuar aleatët e tij Huthi...
18:32 | 14/07/2026