Italia humbet terren, Shqipëria shton veprimtarinë eksportuese me Kosovën

20 Janar 2020 | 10:04

Italia vijon të mbetet partneri kryesor i Shqipërisë sa i përket eksporteve. Drejt këtij shteti shkoi afro gjysma e totalit të shitjeve tona në 2019-n sipas INSTAT

Por, eksportet drejt Italisë kanë shënuar dhe rënien më të madhe në vlerë absolute në 2019-n, duke u tkurrur në 143 miliardë lekë.

Kjo tendencë është e lidhur kryesisht me performancën e dobët të tekstileve e këpucëve, mbi 70% e të cilave kanë si destinacion Italinë. 

Kosova ka vijuar të jetë sërish edhe në 2019-n partneri i dytë tregtar i Shqipërisë.

Ndryshe nga Italia, eksportet drejt Kosovës kanë shënuar rritjen më të madhe në vlerë absolute, duke u rritur në gati 30 miliardë lekë.

 Dy produktet kryesore që shkojnë në Kosovë janë nafta dhe metalet, të ndjekura nga materialet e ndërtimit dhe produktet ushqimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka arritur një minimum të ri historik. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, Euro kembehet 95.3 lekë, niveli...
14:43 | 04/06/2026

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës publikoi të enjten çmimet e reja të karburanteve në vend. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN...
13:28 | 04/06/2026

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026