Trafiku i rënduar në Elbasan, ARRSH nis procedurat për Bypass-in e Elbasanit

2 Shkurt 2024 | 16:56

ARRSH ka nisur procedurat zyrtare për ndërtimin e Bypassit të Elbasanit, i cili do të lehtësojë trafikun e rënduar në një nga korridoret më të rëndësishme të lëvizjes ndërkombëtare.

Për shkak të mungesës së një Bypassi, Elbasani prej kohësh vuan trafikun e rënduar në hyrje daljet e tij. Për të shmangur këtë rëndesë ARRSH ka nisur procedurat zyrtare për ndërtimin e ByPassit të Elbasanit. Tashmë i është hapur drita jeshile investimit, i cili do të lehtësojë trafikun e rënduar në një nga korridoret më të rëndësishme të lëvizjes ndërkombëtare.

“Aksi rrugor prej hyrjes së Elbasanit deri në dalje të tij, pra nga lindja deri në perëndim, kohët e fundit është përballur me një shtim të lëvizjes së mjeteve. Gjë e cila është për shkak të fundjavave dhe për shkak të festave. Në gjykimin tonë ky fluks ka ardhur sepse ky është një aks ndërkombëtar shumë i rëndësishëm që lidh dy pikat kryesore doganore atë të Kapshticës dhe te Qaf Thanës, me pjesën tjetër të Shqipërisë, kryeqytetin dhe portin e Durrsit. Gje e cila sjellë shtimin e levizjeve te mjeteve dhe ngarkesën në këtë aks kryesor”,-tha Perlat Hamitaj / Specialist trafiku, Policia Rrugore Elbasan

Duke qenë se një fluks prej më shumë se 10 mijë mjetesh i duhet të kalonte çdo ditë në mes të qytetit të Elbasanit, ARRSH vendosi të shmangë qytetin dhe të ndërtojë një rrugë me standarde, të cilat përballojnë këtë trafik.

“E gjithë kjo ngarkesë kalon në një qytet jo i vogël si Elbasani dhe duke llogaritur edhe ngarkesën e këmbësorëve, pra gjithë kjo ngarkesë kalon në këtë aks të rëndësishëm. Pavarësisht angazhimit të policisë rrugore fluksi i lëvizjes është i shtuar dhe zgjidhja mendoj që duhet të jetë evitimi i qytetit dhe një rrugë tjetër, jo një rrugë në qytetin e Elbasanit”,-tha Perlat Hamitaj, specialist trafiku.

Bypass i Elbasanit do të nisë në zonën ku përfundon autostrada Tiranë-Elbasan dhe do të mbaroje në dalje të Elbasanit, në pjesën lindore, ku do të bashkohet me rrugën Elbasan-Përrenjas, e cila gjithashtu po i nënshtrohet një tjetër investimi për zgjerimin e saj. Në studimin e saj për gjurmën e Bypassit, ARRSH ka marrë parasysh Planin e Përgjithshëm vendor të Bashkisë së Elbasanit. Rruga e re do të ketë dy korsi, me gjerësi 3.75 metra secila, ku gjithashtu është parashikuar edhe korsia e emergjencës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026