Vendimi i Kosovës për heqjen e dinarit, Franca: Të pezullohet masa, ndikon te serbët
Franca ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb.
Përmes një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Franca thotë se është e shqetësuar për vendimin e Bankës Qëndrore në Kosovë, që lejon vetëm euron për përdorim cash.
Po ashtu thuhet se ky vendim është i marrë me nxitim e në mënyrë të pakoordinuar dhe do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, i cili në masë të madhe është i varur nga pagesat në dinarë serbë.
Reagimi i Ministrisë së Jashtme të Francës:
Franca është e shqetësuar nga urdhri i lëshuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës që kufizon të gjitha transaksionet me para të gatshme në vend veç euros, duke filluar nga 1 shkurti 2024.
Ky urdhër, i cili u vendos në mënyrë të nxituar, do të ndikojë në jetën e përditshme të komunitetit serb në Kosovë, i cili varet shumë nga pagesat nga Serbia në dinarë serbë.
Duke pasur parasysh mungesën e zgjidhjeve alternative në këtë kohë, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të mundësuar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni. U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje përmes negociatave në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta