“Shqipërinë e kisha parë vetëm në hartë” Kolumbiani i dashuruar me serenatat korçare

3 Shkurt 2024 | 18:21

Huan Manuel, kolumbiani i cili prej vitit 2017 punon e jeton në Shqipëri është i dashuruar me serenatat korçare.

Në një rrëfim për “Real People” me moderatorin Flor Gjini, ai theksoi se para se të vinte në Shqipëri nuk dinte asgjë për vendin tonë.

Manuel nënvizoi se në Shqipëri erdhi për projektin transadriatik dhe që prej asokohe merret me të njëjtën punë.

“Kam ardhur në Shqipëri në vitin 2017. Erdha këtu sepse kompania ku punoj, erdhi këtu për projektin transadriatik.  Erdha për punimet sepse jam mbikëqyrës mekanik i ndërtimit dhe për stacionet. Të gjithë stacionet i mbikëqyr unë, në Korçë, Berat. Tepelenën, Ura Vajgurore dhe Seman. Shqipëria për familje është shumë vend i mirë. Më pëlqen të jetoj në Shqipëri. Kam një grua nga Shqipëria. Nuk kisha dëgjuar për Shqipërinë para vitit 2017. E kisha parë vetëm në hartë, por nuk kisha dëgjuar. Më pëlqejnë shumë serenatat korçare”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026