Piktura rekord e Banksy, vepra kushtuar infermieres shitet në ankand për 16.7 milionë paund

24 Mars 2021 | 13:22

Një pikturë e realizuar nga artisti britanik i rrugës Banksy është shitur për një rekord prej 16.7 milionë paund, të ardhura të cilat do të shkojnë për personelin e shërbimit kombëtar shëndetësor në Britani.

Piktura, “Game Changer” e cila e përshkruan një infermiere si një super hero iu shit një blerësi anonim për 14.4 milionë paund plus kostot e tjera, shuma më e lart me të cilën është shitur ndonjëherë një pikturë e Banksy.

” ‘The Game Changer’ nga Banksy shitet për  14,4 milion £ është shitur. Bravo. Urime”, u shpreh Jussi Pylkkanen, presidenti i Christie.

“Çfarë simboli domethënës i asaj që kemi kaluar të gjithë dhe mbështetjes së pabesueshme të Shërbimit Kombëtar shëndetësor që kanë qenë aty për muaj të tërë dhe  do të vijojnë të jenë
“, tha ai më tej.

Piktura është vepra e fundit nga artisti i i rrugëve e cila doli në ankand dhe tejkalon rekordin e mëparshëm prej 9.9 milionë paundësh.

Një kopje e “Game Changer” do të qëndrojë e ekspozuar në spitalin Southampton General, ku u shfaq për herë të parë në mënyrë misterioze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026