Guvernatori Gent Sejko: Turizmi është test sesi do të vijë rritja ekonomike
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko teksa skanoi gjendjen ekonomike të vendit u shpreh se aktiviteti ekonomik pritet të stablizohet gjatë dy viteve të ardhshme.
Ai theksoi se këto janë parashikimet e bëra nga banka qendrore, por performanca ekonomike shtoi Sejko varet nga ecuria e pandemisë.
Guvernatori theksoi se viti që shkoi u mbyll me recesion, ndërkohë parashikoi se rritja ekonomike për këtë vit pritet të jetë në nivelin 4.9% .
“Viti i kaluar u mbyll me recesion. Në bazë të deklaratës së politikës monetare parashikojmë të kemi rritje ekonomike gjatë dy viteve në vijim. Rritja ekonomike për këtë vit parashikohet në 4.9% ndërsa vitin tjetër 4.1%”, theksoi Sejko.
Po ashtu ai tregoi se procesi i vaksinimit pritet të përmirësojë ndjeshëm treguesit ekonomikë në vend.
“Sa më shpejt të vaksinohet popullsia dhe të vaksinohet popullsia aq më shpejt do të përmirësohen dhe treguesit ekonomikë. Kursi i këmbimit shfaqet i qëndrueshëm. Nuk ka ndryshuar norma bazë për lekun. Turizmi është test sesi do të vijë rritja ekonomike. Pasiguritë janë të larta. Parashikimet ekonomike varen edhe nga pandemia. Politika jonë, për të promovuar monedhën kombëtare. Shtrëngimi i masave ndaj Covid ndikoi në punësim”, theksoi ai.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë