Tregtonte vajin e rremë të ullirit në Shqipëri, arrestohet 48-vjeçari në Greqi

5 Shkurt 2024 | 10:13

Një 48-vjeçar grek është arrestuar në qytetin e Athinës, pasi u zbulua nga policia se falsifikonte etiketat e vajit të ullirit të cilin e shiste më pas në Shqipëri dhe Bullgari.

Sipas policisë greke 48-vjeçari importonte sasi të mëdha vaji luledielli ose kikiriku nga vende si Moldavia dhe Bullgaria.

Më pas ai e përpunonte atë me lëndë kimike dhe e ambalazhonte në sasi të vogla me etiketa me mbishkrimin “vaj ulliri ekstra i virgjër”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 14 ton vaj bimor, 6 ton vaj i përpunuar dhe i falsifikuar me etiketat e vajit të ullirit, të gatshme, dy automjete, si dhe aromatizues të ndryshëm dhe lëndë kimike që 48-vjeçari përdorte për të transformuar vajin.

Policia greke po vijon hetimet për të zbuluar skemën e tregtimit të vajit brenda dhe jashtë vendit.

48-vjeçari u dërgua në qeli dhe mbi të rëndojnë akuzat e falsifikimit të etiketës, falsifikim produkti dhe vënie në rrezik e jetës së konsumatorit me lëndë dhe materiale toksike dhe të rrezikshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026