Bisedimet për armëpushim në Gaza, Blinken zbarkon në Arabinë Saudite

5 Shkurt 2024 | 15:15

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka mbërritur në Arabinë Saudite për vizitën e tij të pestë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, ka diskutime serioze për një tjetër armëpushim të mundshëm në konfliktin e Gazës, me palët që presin aktualisht një përgjigje nga Hamasi për projekt-propozimin.

Për kornizën e marrëveshjes u ra dakord nga shefat e inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, Katarit, Izraelit dhe Egjiptit.

Raportet thonë se armëpushimi është i strukturuar në të paktën tre faza. Secila prej tyre do të përfshinte lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur në Gaza dhe të burgosurve palestinezë të mbajtur në Izrael.

Por ky armëpushim ende nuk e detyron Izraelin t’i japë fund luftës së tij me Hamasin. Kjo është një pikë kyçe, sepse grupi militant palestinez po kërkon që armëpushimi të çojë në një armëpushim të përhershëm.

Më e rëndësishmja, ndërprerja e armiqësive do të lejonte një rritje të madhe të ndihmës humanitare për Gazën, për të cilën OKB thotë se është në rrezik nga uria.

Nëse Hamasi pranon të fillojë ndërtimin e kornizës për marrëveshjen, do të ketë ende shumë detaje për të zgjidhur.

Dhe gjithashtu marrëveshja do të duhej të miratohej nga kabineti i sigurisë i Izraelit, ku anëtarët e ekstremit të djathtë i kanë kundërshtuar kushtet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026