Rritja e çmimit të patentave, drejtuesit e atoshkollova në Tiranë bojkotojnë punën
Drejtuesit e autoshkollave kanë nisur sot bojkotin një javor. Ata kërkojnë plotësimin e kërkesave, në të kundërt paralajmërojnë protestë kombëtare.
260 autoshkolla në rang kombëtar ditën e sotme kanë bojkotuar punën në terrën me praktikën si shenjë proteste ndaj autoriteteve të transportit rrugor për shkak të ndyshimeve të fundit. Kohëzgjatja e pajisjes me leje drejtim, si dhe shtrenjtimi vetëm i kartonit jane disa nga motivet se përse shoqata e autoshkollave ka shkuar në bojkot.
Në bazë të ndryshimeve, Shoqata e Autoshkollave të Shqipërisë pretendon se janë shkelur të gjitha të drejtat e tyre dhe nuk po zbatohet Kodi Rrugor, nuk po zbatohen VKM-të, sikurse edhe marrëveshjet e kryera ndër vite me Ministrinë e Infrastrukturës”,
Shoqata pretendon se ka pasur mënjanim dhe mosinformim në kohën e duhur si grup interesi për vendimet e marra.
Formalizimi, pagesa në banka të nivelit të dytë dhe evitimi I kryqit të kuq si kohë e çuar dëm janë disa nga pikat e parashtruara sot.
Kujtojmë se rreth një vit më parë, autoshkollat ishin dakord për një rritje të tarifave për lejen e drejtimit, por për shkak të polemikave që pati tek qytetarët, kjo rritje tarife u anulua. Autoshkollat shprehen se duhet të ketë një rishikim pasi kostot e tyre janë të larta.
Autoshkollat i kanë dhënë kohë deri të premten drejtorisë së transporteve që të ulen në tryezën e diskutimeve, në të kundërt të shtunën ata paralajmëruan protestë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta