Diktatori “kthehet” në kinema, Neritan Liçaj flet për filmin ku do luajë personazhin e Enver Hoxhës

20 Janar 2020 | 12:41

Për herë të parë një film artistik me titull “Gjirokastra” do të trajtojë jetën e ish-drejtuesit totalitar shqiptar, Enver Hoxha dhe bashkëshortes së tij, Nexhmije Hoxhës.

Prej më shumë se një muajsh, në Gjirokastër po xhirohet filmi me metrazh të gjatë, me skenar të artistit të famshëm rus, Juri Arabov, i cili është bashkautor me shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare.

Aktorët Neritan Liçaj dhe Linda Jarani luajnë rolet e çiftit historik të komunizmit, teksa ngjarjet në film trajtojnë periudhën pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.

Filmi artistik shqiptaro–rus vjen nga bashkëpunimi i producentëve Loreta Mokini dhe Ella Arkangelskaia.  Në qendër të historisë është një arkeolog shqiptar, që dashurohet me një nga vajzat ruse, që Kadareja në mënyrë simbolike i ka emërtuar “Sorkadhet e trembura”.

Artisti protagonist Neritan Liçaj ka zbuluar detaje rreth  filmit të titulluar “Gjirokastra”. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians”, aktori i mirënjohur  shqiptar tha se ky është filmi i parë i kinematografisë shqiptare ku personazhi i diktatorit paraqitet dukshëm për publikun. 

“Më saktë është filmi i parë në historinë, e kinematografisë shqiptare, ku personazhi i ish-diktatorit Hoxha paraqitet dukshëm. Në filma të tjerë flitet për të, por asnjëherë nuk… Nuk është se ka një aktor që e ka luajtur atë personazh”-tha z.Liçaj.

I pyetur nga gazetarja, Esmeralda Mulaj se çfarë emocionesh dhe si po e përjeton ai këtë projekt, aktori Neritan Liçaj u shpreh: “Me kërshëri të madhe sepse është për t’u parë se çfarë impakti do të ketë në publik. Dihet që figura e Enver Hoxhës është një figurë shumë e prekshme ende.

Me kërshëri të madhe sepse është për t’u parë se çfarë impakti do të ketë në publik. Dihet që figura e Enver Hoxhës është një figurë shumë e prekshme ende. Unë e mbaj mend shumë mirë kam qenë 17 vjeç kur ka ndërruar jetë diktatori. Pra, ka shumë shqiptarë që e kanë akoma të freskët figurën e tij në memorie, në jetët e tyre.

Kështu që besoj se ka për të pasur një reagim të fortë dhe mendoj se do të ketë debate për këtë punë, por për mua nuk

ka shumë rëndësi kjo gjë. Ne jemi aktorë, është detyra jonë, është puna jonë të bëjmë këtë gjë. Dhe ajo ç’ka mua më  ka pëlqyer vërtet edhe në bashkëpunimin që pata me Jurin është që nuk merret me anën politike të diktatorit Hoxha, dhe ideja e regjisorit është shumë e drejtë, e ndershme që tha se unë nuk jam historian, nuk jam as politikan,  tha që të di të dal…

E thashë nuk ka asnjë skenë politike që të themi, po them pleniume, takime me popullin nga këto që propaganda e komunizmit shfaqte shpesh dhe ka materiale për atë punë.

Shfaqet në momente të veta intime të kuptimit familjar, në një galeri arti ku shkon për të parë një bust që i kanë bërë ku takon edhe çiftin shqiptaro-rus në vilën e tij duke pirë një çaj duke biseduar me  bashkëshorten, Nexhmije Hoxhën”-theksoi aktori, Neritan Liçaj.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026