“15 vjet në Shqipëri + 20…”- Njohja e pensioneve me Italinë, Balla shpjegon skemën
Presidenti i Shoqatës “Diaspora 91-19”, Esat Balla, është shprehur se marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë duhet të kalojë në Parlamentet e dy vendeve respektive, përpara se të vihet në zbatim.
Komentet Balla i bëri në një lidhje për “Euronews Albania”, ku tha se për marrjen e pensionit në Shqipëri duhen dy kritere, 15 vite punë dhe mosha mbi 65-vjeç.
Ndërsa për marrjen e pensionit në Itali, sipas tij duhen 20 vite punë dhe mosha mbi 67-vjeç.
Ai shpjegoi se një person që ka ikur herët në Itali dhe rezulton të ketë 14 vite punë në Shqipëri dhe 19 vite në Itali, me skemën e tanishme nuk përfiton pension.
“Është miratimi në 2 parlamente, në Parlamentin italian dhe atë shqiptar. Kemi ende punë akoma, shishen e shampanjës nuk e kemi hapur akoma. Pasi të miratohet në 2 dhomat e parlamentit, pastaj do të hartohen procedurat sëbashku.
I gjithë qëllimi i kësaj pune është që asnjëri të mos humbë vitet e punës që ka bërë në Shqipëri. Do i njihen të gjitha kontributet.
Shqipëria ka dy kritere, atë të 15 viteve të punës dhe 65 vjeç, ndërsa Italia ka 20 vite punë dhe 67-vjeç. Ka shqiptarë që kanë ikur herët, kanë bërë 14 vite punë në Shqipëri dhe 19 vite punë në Itali. Ky person deri sot nuk merr pension”, tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta