KKT kalon 45 vendime, 13 hotele në bregdet, testohet nafta në Shpirag
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në mbledhjen e fundit, 45 leje, ku përfshiheshin disa plane vendore, leje për investime në energjetikë, si dhe për struktura akomodimi në disa zona përgjatë bregdetit, duke nisur nga Durrësi, Kavaja e duke vijuar në pjesën e jugut.
Ndër vendimet e miratuara, bien në sy edhe dy leje që do të zhvillohen nga Ministria e Kulturës, në zonën qendrore të Tiranës. Bëhet fjalë për ndërhyrje në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura dhe rinovimin e sallës së Koncerteve në Universitetin e Arteve.
Edhe pse detajet e projektit për ndërhyrjen në ish-Galerinë e Arteve nuk janë të sqaruar, ato lënë hapësirë jo vetëm për rikonstruksion, por edhe shtesë në këtë vepër. Në listën e gjatë të vendimeve të firmosura përfshihen edhe disa objekte arsimore në Tiranë, sikundër edhe një godinë e re për Institutin e Policisë Kërkimore.
Sa i takon energjetikës, KKT miratoi disa leje për ndërtimin e nënstacioneve në Tiranë si dhe testimin e pusit të naftës në zonën e Shpiragut në Berat. Ndërkohë, lejet me fokus turizmin këtë herë prekin gjithë bregdetin me struktura dhe resorte të reja, përfshi edhe kompleksin “Lura 5” në Ishëm.
Nga ana tjetër, për rikonstruksion e ish-Hotel Dajtit, godinë në pronësi të Bankës së Shqipërisë, është vendosur shtyrja e afatit të lejes së ndërtimit.
Vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit
Institucione arsimore
1. “Shkolla e mesme 5 Maji”, Tiranë
2. “Shkolla për arsimin e mesëm “Dalip Topi”, Tiranë
3. “Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Drejtoria e Higjienës”, Tiranë
Energjia
1.“Depozitat LPG”, Bradashesh, Elbasan
2.“Testimi i pusit Shpirag 4”, Berat
3. “Parku fotovoltaik Blue 1”, “Parku fotovoltaik Blue 2”, Fier
4. “Unaza e Tiranës 110 kV Loti 2”, Tiranë
5. “Linja Ajrore dyfishe Tirana – Rrashbull dhe Unaza e Tiranës 110 kV, Loti 1, Nënstacioni i Ri Tirana 3”
Turizmi
1. “Rikonstruksion Bujtina “Kol Gjoni”, Tropojë
2. “Bar-restorant, pishina dhe pontil në funksion të Resortit turistik “Ëhite Rocks Resort”, Himarë
3. “Drymades Villas”, Himarë
4. “Ëhite Ëave Hotel Design”, Palasë, Himarë
5. “Hotel dhe shërbime”, Livadh, Himarë
6. Strukturë Shërbimi dhe Hotelerie 1 dhe 4 kate, Borsh, Himarë
7. Strukturë hotelerie, Jale, Himarë
8. Resorti Turistik “Lura 5”, Ishëm, Durrës
9. “Kompleks banimi dhe rekreativ”, Hamallaj, Durrës
10. “Objekt banimi dhe shërbimi”, Qerret, Kavajë
11. “Objekt me funksion akomodim dhe shërbime, Shëngjin, Lezhë
12. “Hotel 4 kat me 1 kat nëntokë dhe pishinë “FT Menagement & Events”, Durrës
13.“Strukturë me funksion hoteleri”, Dhërmi, Himarë”
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni