Horner mund të largohet nga Red Bull, pas 18 viteve rrezikon të dalë nga Fomula 1

6 Shkurt 2024 | 17:53

I vënë nën hetim për sjellje të padenjë dhe mungesë etike, Christian Horner këshillohet të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës Red Bull.

Pas lajmit për kalimin e Hamilton nga Mercedes te Ferrari, ky është një tjetër tërmet në botërorin e F1. Vetë skuderia u duk sikur e zgjidhi konfliktin mes këshilltarit Helmut Marko dhe drejtuesit Christian Horner.

Por kanë mjaftuar akuzat e një punonjëseje për të trazuar sërish ambientin e kampionëve në fuqi të cilët po i jepnin dorën e fundit, përgatitjeve për prezantimin e makinës së këtij sezoni. Horner përgënjeshtron çdo akuzë duke mos dashur të flasë më shumë për këtë çështje.

Ndërsa Red Bull ka filluar një hetim të pavarur të cilin do ta përfundojë një jurist i specializuar në këto çështje. Gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mos ndikim në sezonin e ri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026