U kap me telefon në timon, shoferi tenton të korruptojë policët. Pamjet e arrestimit
Një shtetas është ndaluar nga Policia Rrugore në Tiranë pasi tentoi të korruptonte efektivët që e kapën në shkelje.
Shoferi u ndalua teksa përdorte telefonin gjatë drejtimit të mjetit në rrugën “Asim Vokshi”. Në momentin që policët i kërkuan dokumentet e identifikimit dhe ato të mjetit, shoferi tentoi t’i korruptonte duke i dhënë një kartmonedhë 2 mijë lekë.
Ai u shoqërua në komisariat dhe materialet u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.
“Së fundi, në rrugën “Asim Vokshi”, Tiranë, efektivët e Policisë Rrugore kanë ndaluar një shtetas i cili gjatë drejtimit të automjetit, po përdorte aparatin celular dhe me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash.
Ky veprim jo vetëm që shkel ligjin, por minon edhe besimin në institucionet tona.
Jemi të ndërgjegjshëm dhe zgjedhim rrugën e drejtësisë dhe të integritetit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta