Gjykata e Lartë në SHBA shqyrton sot nëse Trump do të kandidojë për president
Gjykata e Lartë e SHBA-së shqyrton sot nëse Donald Trump duhet të ndalohet të kandidojë për president. Gjyqtarët do të vlerësojnë nëse Kolorado mund ta heqë Trump nga fleta e votimit pasi të vërtetojë nëse se ai ishte i përfshirë në kryengritje për trazirat në Kapitol Hill në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale ku Joe Biden u shpall President.
Vendimi i tyre do të përcaktojë gjithashtu nëse Trump do të qëndrojë jashtë votimit edhe në shtetet e tjera. Ai është kandidati kryesor për të qenë kandidati i partisë republikane.
Nëse drejtësia nuk vendos kundër Trump, ai duket se do të sfidojë presidentin demokrat Joe Biden në nëntor. Sfida është përshpejtuar nga Gjykata e Lartë e SHBA-së dhe ka presion për një vendim përpara datës 5 mars, kur votuesit në 15 shtete – përfshirë Kolorado – hedhin votat e tyre në zgjedhjet paraprake republikane.
Emri i Trump deri më tani mbetet në fletën e votimit në Kolorado, në pritje të vendimit të gjykatës. Maine gjithashtu ka përjashtuar zotin Trump nga votimi. Sfida ligjore varet nga një amendament kushtetues i kohës së Luftës Civile që ndalon këdo që është “angazhuar në kryengritje ose rebelim” të mbajë poste federale. Ky ndalim nuk është përdorur asnjëherë për të skualifikuar një kandidat për president. Avokatët e ish-presidentit kanë dhënë disa arsye në gjykatë se përse ai nuk duhet të hiqet nga fleta e votimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur