“Izraeli do t’a tërheqë Iranin në luftë”, Krisafi: Nëse fiton Trump, mund të ndodhë

4 Shkurt 2024 | 20:54

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi tha në “Review” në Euronews Albania këtë të diel se qëllimi i Izraelit është ta tërheqë Iranin në Luftë.

Sipas tij Izraeli i frikësohet faktit që Irani mund të bëhet fuqi bërthamore, pasi kjo gjë do të vinte në rrezik vetë ekzistencën e tij si shtet. Për këtë arsye, Krisafi shprehet se Izraeli do që Irani të konfliktohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Irani që nga viti 2003 kur SHBA goditet Irakun, kanë për qëllim të thyejnë hegjemoninë e SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe të vendosin hegjemoninë iraniane. Sot Irani ka krijuar një lloj minihegjemonie nga Teherani e deri në Mesdhe. Lufta mes dy palëve se cili do të mbetet hegjemon në fund të kësaj situate është e pashmangshme. Ajo që Irani ka bërë është një situatë shumë e zgjuar. Në 20 vite ka krijuar një konstelacion forcash, të cilat kanë bërë një ambient të vështirë për Izraelin por edhe për Amerikën.

Ata synojnë ta bëjnë shumë të vështirë jetesën e tyre në Lindjen e Mesme e ti detyrojnë të largohen. Nga ana tjetër SHBA po tenton të ulë sa më shumë fuqinë e grupeve të vogla. Besoj se qëllimi i Izraelit është që ta tërheqë Iranin në Luftë. Irani është kundërshtari kryesor në lindjen e mesme. Nëse Irani do të bëhej bërthamor do ishte rrezik për ekzistencën e Izraelit.

Izraeli ka arritur të vrasë 24 shkencëtarë iranian që po punonin në programin bërthamor, madje kanë vrarë edhe drejtorin e përgjithshëm. Qëllimi është që Izraeli të tërheqë Iranin në luftë për të shmangur sistemin që Irani ka krijuar. Unë nuk mendoj se administrata Biden do e bëjë këtë, por mendoj se Trump edhe mudn ta bëjë”,-tha eksperti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026