“Nuk mundem më”- Telefonata që 41-vjeçarja bëri përpara se të pinte fotoksinë
Shpresa Kërku, 41 vjeç nga fshati Bilce i Beratit i ka dhënë fund jetës mbremjen e djeshme duke konsumuar lëndë helmuese.
41-vjeçarja ndërroi jetë në spitalin e Traumës pasi kishte konsumuar 3 kokra fotoksinë.
Nëna e dy fëmijëve të mitur dyshohet se i dha fund jetës pas një debati verbal në telefon me bashkëshortin e saj i cili prej një viti jeton në shtetin grek.
41-vjeçarja ka telefonuar vëllanë e saj, të cilin e ka vënë në dijeni të aktit që do kryente ndërsa i ka kërkuar që të kujdesej për fëmijët e saj të mitur.
“Nuk mundem më, amanet fëmijët”- i ka thënë ajo të vëllait në telefon.
Pas telefonatës vllai i 41 vjeçares ka mbërritur në banesë ku e ka gjetur në gjendjë mjaft të rënduar, ku fillimisht e ka dërguar në spitalin Rajonal të Beratit e më pas drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
41-vjeçarja ndërroi jetë disa minuta pasi kishte mbërritur në kryeqytet.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë apo debati në telefon që mund ta ketë çuar drejt aktit ekstrem.
Ajo që bie në sy është mungesa e emrit të bashkëshortit në lajmërimin e vdekjes, ku janë shënuar vetëm i vëllai dhe fëmijët.
Sipas burimeve brenda familjes, në momëntet e fundit të jetës nëna e dy fëmijëve ka kërkuar që ta varrosnin në fshatin Banaj ku jetojnë aktualisht prindërit e saj.
Ky është rasti i disatë i helmimit me fotoksinë në vetëm pak kohë, duke u kthyer në një fenomen shqetësues që po merr jetë njerëzish.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta