Autonomia menaxheriale e spitaleve, më shumë shërbime për pacientët

8 Shkurt 2024 | 15:46

Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”, së bashku me 4 spitalet rajonale, të Durrësit,  Vlorës, Lezhës dhe Shkodrës kanë nisur tashmë të operojnë mbi bazë të autonomisë menaxheriale. Në një intervistë për Euronews Albania zëvendësministrja e Shëndetësisë Entela Ramosaço thotë se tashmë këto spitale janë në garë për të plotësuar kriteret e autonomisë.

“Të kenë mundësi të fusin shërbime të reja të lidhin kontrata me palë të treta, siç mund të jenë kompani sigurimesh, mjekë spitali jo publik të cilëve mund t’ju marrin mjekë të ndryshëm kundrejt pagesave”, tha zv.ministrja.

Karta menaxheriale ju jep mundësinë të përdorin pikat e tyre më të forta në ofrimin e shërbimit shëndetësor.

“Spitale të caktuar shpejt do të kenë qendra të ekselencës që për specialitete të caktuar ky nivel të ngrihet në rang me të lartë , terciar”, u shpreh ajo.

Objektivi kryesor i autonomisë është të arrihet një shërbim sa më cilësor për pacientët.

“Praktika dyfishe është një tjetër risi që futet me autonominë spitalore. Nëpërmjet saj mjekët mund të gjenerojnë më shumë të ardhura për veten, ndërsa pacientët mund të marrin shërbim më të shpejtë dhe me mjekun që duan”, tha Ramosaço.

Spitalet që kanë marrë tashmë kartën e autonomisë menaxheriale nuk do të drejtohen më nga një drejtor i vetëm, por do të jetë bordi ai që do të ketë në dorë menaxhimin. Krahas bordit në Ministrinë e Shëndetësisë është ngritur një ekip që do të monitoroj se si këto spitale po funksionojnë dhe po plotësojnë kriteret e autonomisë. E në rastet që kriteret nuk do të plotësohen, spitali mund ta humbasë kartën e autonomisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026