Nesër takimi Biden-Scholz, në fokus ndihma për Ukrainën

8 Shkurt 2024 | 16:14

Kancelari gjerman Olaf Scholz nis sot vizitën në Shtetet e Bashkuara, me takime me ligjvënës amerikanë ndërsa nesër pasdite pritet të takohet me Presidentin Joe Biden.

Zoti Scholz tha se bisedimet me Presidentin Biden do të përqëndrohen tek rrugët e mundshme për forcimin e mbështetjes ndaj Ukrainës, përballë agresionit rus.

Ndër lufta po hyn në vitin e tretë, Ukraina po përballet më mungesë armatimesh në betejen e luftës dhe varet shumë nga aleatët e saj perëndimorë për mbështetjen ushtarake dhe financiare.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë deri më sot mbështetësi më i madh i Kievit, por vizita e kancelarit gjerman në Uashington vjen në një kohë që po shtohen shqetësimet për angazhimin amerikan ndaj Ukrainës, ndërsa një paketë financiare e propozuar nga Presidenti Biden që përfshin ndër të tjera ndihmën në Ukrainën, është bllokuar në Kongres, për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Disa politikanë evropianë janë të shqetësuar se kthimi i mundshëm i ish-Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë mund ta dëmtojë më tej angazhimin amerikan.

“Ajo për të cilën është rënë dakord në Europë dhe në Kongresin e Shteteve të Bashkuara nuk është e mjaftueshme dhe duhet të gjehen rrugë të tjera që të gjithë bashkë të mund të bëjmë më tepër”, tha zoti Scholtz në aeroportin e Berlinit, para se të udhëtonte drejt Uashingtonit.

Javën e kaluar Bashkimi Europian miratoi një paketë ndihme 4-vjeçare prej 54 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Zyrtarët gjermanë thonë se deri më tani Berlini ka furnizuar apo është zotuar për një ndihmë prej 28 miliardë eurosh për Ukrainën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026