“Vetëm Kongresi mund ta skualifikojë”, avokatët e Trump para Gjykatës së Lartë

8 Shkurt 2024 | 17:29

Gjykata e Lartë e SHBA-së shqyrton sot nëse Donald Trump duhet të ndalohet të kandidojë për president.

Gjyqtarët do të vlerësojnë nëse Kolorado mund ta heqë Trump nga fleta e votimit pasi të vërtetojë nëse ai ishte i përfshirë në kryengritje për trazirat në Kapitol Hill në përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale ku Joe Biden u shpall president.

Avokatët e Trump kanë dhënë argumente të shumta në Gjykatën e Lartë, deri tani të refuzuara, se pse Seksioni 3 i Amendamentit të 14- të të Kushtetutës së SHBA-së nuk zbatohet për të.

Sipas tyre, çështja e pranueshmërisë për presidencë nuk është një çështje që duhet ta zgjidhin gjykatat. Në vend të kësaj, ata thonë se Kushtetuta e rezervon këtë të drejtë për Kongresin.

Avokatët e Trump janë përpjekur gjithashtu të thonë se gjuha e tij më 6 janar mbrohet nga liria e fjalës dhe se komentet e tij atë ditë nuk e bëjnë atë fajtor për përfshirjen në një kryengritje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)

Tre gra u plagosën të hënën në mëngjes pasi u sulmuan me thikë pranë stacionit të tramvajit Porte de Clichy në veriperëndim të Parisit. Incidenti ndodhi rreth...
16:32 | 27/07/2026

Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride 

Kancelari gjerman Friedrich Merz u zotua të hënën se do të ndërmarrë veprime në përgjigje të sulmit me makinë në festimet e Krenarisë së Berlinit , ndërsa...
16:21 | 27/07/2026

Pas kritikave të shumta, Pentagoni ndryshon mënyrën e raportimit të viktimave në luftën me Iranin

Nën peshën e kritikave se ka nënvlerësuar numrin e ushtarëve amerikanë të vrarë ose të plagosur në luftën me Iranin, Pentagoni ka ndryshuar mënyrën se...
16:06 | 27/07/2026