Italia në gjurmët e Britanisë së Madhe, kërkon të sjellë të burgosurit në Shqipëri

8 Shkurt 2024 | 21:01

Italia po punon për arritjen e një marrëveshjeje me Shqipërinë që të burgosurit shqiptarë në Itali të mund të vuajnë dënimin në vendin e tyre në këmbim të formimit profesional.

Kjo është bërë me dije nga kreu i Departamentit të Administrimit të Burgjeve, Giovanni Russo, në Komisionin e Drejtësisë, teksa foli për mbipopullimin e burgjeve në Itali.

“Me një kosto prej 34 euro në ditë për çdo të burgosur shqiptar të burgosur në burgjet e saj, Mbretëria e Bashkuar ka lidhur një marrëveshje me Shqipërinë për të vuajtur dënimin në vendin e tij. Kjo na erdhi në mendje, shpjegoi Russo, për të bërë të njëjtën marrëveshje me disa modifikime: të mos dërgojmë para në Shqipëri, por të ofrojmë shërbime të tipit penitenciar”.

Sipas tij, aktualisht në burgjet italiane ndodhen 60814 të burgosur, me një rritje me rreth 400 të burgosur më shumë çdo muaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026