Shqipëria përballë Andorrës, kuqezinjtë nisin sot kualifikueset për kampionatin botëror, Reja apel për përqendrim

25 Mars 2021 | 13:04

Kombëtarja e Shqipërisë u ka dhënë fund përgatitjeve për ndeshjen e parë kualifikuese për kampionatin botëror ndaj Andorrës. Kuqezinjtë synojnë ta nisin me këmbën e mbarë këtë edicion. Trajneri Edoardo Reja vlerëson kundërshtarin dhe bën apel për kujdes maksimal, duke vënë në pah disa nga cilësitë që ka përfaqësuesja e Andorrës..

“Nuk mund të bëj parashikime për objektivin në grup. Duhet ndryshim mentaliteti, më shumë siguri, kurajo dhe aspak frikë. Normalisht duhet ekuilibër dhe të jemi të fortë psikologjikisht. Kemi pasur probleme me Andorrën edhe në fushën tonë, e njoh si skuadër. E kam parë në disa ndeshje, është një ekip që të vë në vështirësi, bën presing lart, lë pak hapësira dhe ka lojtarë të shpejtë në krah. Duhet kujdes dhe të mos lëmë hapësira për ta,” – tha trajneri Edoardo Reja.

Portieri Etrit Berisha është optimist për një rezultat pozitiv, duke treguar se situata në skuadër është mjaft e mirë.

“Është ndeshje e parë dhe duhet përqendrim maksimal. Kjo ndeshje na jep motivim dhe qetësi në të ardhmen. Do jetë një ndeshje tjetër dhe do mundohemi të jemi të përqendruar dhe të përgatitur. Është shumë e rëndësishme për ne ta nisim me këmbë të mbarë,” – u shpreh portieri Etrit Berisha.

Sfida e kësaj të enjteje do të luhet në orën 20:45. Skuadra kuqezi do të ndeshet dhe me Anglinë në datën 28 mars, ndërsa tre ditë më orën do të udhëtojë drejt San Marinos. Të gjitha këto ndeshje do të luhen në kuadër të fazës kualifikuese për kampionatin botëror.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë

Ditën e djeshme ekipi kombëtar i futbollit humbi 1-0 ndaj miqësores me Izraelin në stadiumin “Air Albania”. Në një lidhje live për “Kubi Sportiv” me...
18:53 | 04/06/2026

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026