“Kujtesën e kam të mirë”, Biden replika me prokurorët për dokumentet sekrete

9 Shkurt 2024 | 16:47

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka kundërshtuar një hetim ndaj tij lidhur me keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara.

Sipas mediave amerikane, një raport i prokurorëve që po verifikojnë çështjen e Presidentit arrinte në përfundime që vinin në dyshime aftësitë shëndetësore Biden.

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Robert Hur, shkruante në raportin e tij se  kujtesa e presidentit ka “kufizime të mëdha”. Po sipas raportit, Presidenti nuk mbante mend kur kishte mbajtur detyrën e zëvendës presidentit dhe as kohën kur i kishte vdekur djali i tij.

Këto detaje që u publikuan në media kanë sjellë reagimin e ashpër të presidentit Joe Biden. Në një dalje për mediat, Biden u shpreh se “kujtesën e kam të mirë” dhe akuzoi prokurorinë sesi mund të ngrejë një çështje me hipoteza dhe mungesë serioziteti.

Prokurori i Posaçëm tha se Bideni i kishte mbajtur dokumentet e klasifikuara, të cilat kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe ushtarake në Afganistan, gjatë kohës që ai shërbeu si zëvendëspresident.

Pavarësisht kësaj, prokurori tha se nuk do të ngrejë çështje penale ndaj presidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026