Shefi i ri i ushtrisë ukrainase: Duhet të ndryshohen metodat e luftës

9 Shkurt 2024 | 18:34

Gjeneralkolonel Oleksandr Syrskiy, në adresimin e tij të parë që kur u emërua kreu i Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se shteti duhet të ndryshojë dhe përmirësojë metodat e tij të luftës nëse dëshiron të mposhtë forcat pushtuese ruse.

Syrskiy, i cili më 8 shkurt nga presidenti Volodmyr Zelensky u emërua në postin e kreut të ushtrisë, duke zëvendësuar Valeriy Zaluzhniy, shkroi në Telegram se është i nevojshëm “një plan i qartë dhe i detajuar i të gjitha veprimeve të organeve të administratës ushtarake”, përderisa theksoi se Ukraina ka nevojë për armë moderne nga partnerët e saj perëndimorë, shkruan REL.

“Vetëm ndryshimet dhe përmirësimi i vazhdueshëm i mjeteve dhe metodave të luftës do të bëjnë të mundur që të arrijmë suksese në këtë rrugë”, shkroi ai në Telegram më 9 shkurt, duke shtuar se zgjidhjet e reja teknike, përfshirë sistemet e dronëve dhe mjetet e tjera të luftës radio-elektronike, janë të nevojshme.

Më herët gjatë ditës, Zelensky nderoi ish-udhëheqësin e ushtrisë Zaluzhniy me titullin Hero i Ukrainës. Udhëheqja e suksesshme e Syrskiyt për të mbrojtur kryeqytetin ukrainas, Kiev, bëri që ai të merrte titullin e njëjtë në shtator të vitit 2023.

Ndryshimi në udhëheqjen e ushtrisë ukrainase ndodhi në një kohë kritike për Ukrainën, shtet që ka dështuar të rimarrë territor të konsiderueshëm nga Rusia që nga fundi i vitit 2022 dhe tani po përballet me mundësinë që të mos marrë një ndihmë të rëndësishme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, pasi që ligjvënësit republikanë kanë bllokuar paketën e ndihmës për Kievin në vlerë prej 60 miliardë dollarësh.

Me forcat ruse që po kryejnë ofensiva në mbarë vijën e frontit dhe po bëjnë përparime në Avdijivka, që për muaj të tërë Moska po tenton ta marrë nën kontroll, në shkurt Zelensky deklaroi se ishte koha për një ndryshim në ushtri.

Syrskiy, 58 vjeç, ishte një prej komandantëve kryesorë që udhëhoqi ushtrinë ukrainase në luftën kundër ofensivave të separatistëve të mbështetur nga Rusia. Separatistët nisën konfliktin në lindje të Ukrainës më 2014, pak kohë pasi Moska aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Pasi Rusia në shkurt të vitit 2022 nisi pushtimin e Ukrainës, në shtatorin e po atij viti Syrskiy udhëhoqi forcat e armatosura ukrainase në kundërofensivën e suksesshme për rimarrjen e kontrollit në rajonin e Harkivit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026