U emërua nga Zelensky, kush është shefi i ri i Ushtrisë së Ukrainës me origjinë ruse
Ditën e djeshme, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, zëvendësoi shefin e ushtrisë, gjeneralin Valeriy Zaluzhny me gjeneral-kolonelin Oleksandr Syrskyi.
Sipas mediave të huaja, i lindur në rajonin e Vladimirit të Rusisë, i cili atëherë ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik, shefi i ri studioi në Moskë – në Shkollën e Lartë të Komandës Ushtarake – mes bashkëmoshatarëve që që atëherë janë bërë komandantë rusë.
Ai shërbeu për pesë vjet në Korpusin e Artilerisë Sovjetike dhe ka jetuar në Ukrainë që nga vitet 1980.
Duke iu përgjigjur rolit të tij të ri, Medvedev, ish-presidenti i Rusisë akuzoi Syrskyi, i cili nuk shërbeu në ushtrinë e Rusisë post-sovjetike, se kishte thyer betimin e tij si oficer.
Shefi i ri i ushtrisë së Ukrainës me origjinë ruse është një “tradhtar”, tha sot zyrtari i lartë rus i sigurisë, Dmitry Medvedev.
“Duke parë biografinë e komandantit të ri të përgjithshëm të forcave të armatosura ukrainase Syrskyi, më kap një ndjenjë urrejtjeje, përbuzjeje dhe neverie,” shkroi Medvedev në Telegram.
“Neveri për një njeri që ishte një oficer rus sovjetik, por u bë një tradhtar Bandera, që theu betimin dhe u shërben nazistëve, duke shkatërruar të dashurit e tij. I digjet dheu nën këmbë.”
“Bandera” është një referencë për Stepan Bandera, një nacionalist ukrainas i kohës së Luftës së Dytë Botërore, i cili bashkëpunoi me Gjermaninë naziste për të luftuar kundër Ushtrisë së Kuqe.
Ai konsiderohet si një luftëtar lirie nga disa ukrainas, por si një tradhtar nga shumë rusë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë