Analisti amerikan: Populizmi i Albin Kurtit shkatërroi Kosovën

9 Shkurt 2024 | 21:39

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në të cilën u përplasën Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë, duhet të përbëjë për ekspertin amerikan të Ballkanit Perëndimor, Edward Joseph, si një pikë kthese në politikën e Kosovës.

“Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë duhet të kuptojnë dëmin e vetëshkaktuar interesave kombëtare të Kosovës nga populizmi i pandërprerë. Tani është koha për të ndryshuar kursin”, ka shkruar ai në platformën X. Joseph mendon se së pari për euro/dinarin, Kurti duhet të prodhojë një plan, jo një ndalim.

Së dyti, shprehet ai, mënyra e vetme për t’u rikuperuar nga një autogol është të shënosh një në rrjetën tjetër duke insistuar se duhet të zbatohet vendimi i Deçanit dhe të punohet seriozisht me Ambasadën Amerikane për zbatimin e Ohrit. Ambasadori i Britanisë së Madhe në OKB, James Kariuki ndërkohë në seancë përmendi tre hapa urgjentë, që duhen zbatuar sipas tij për të ulur tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026