27-vjeçarja vrau veten për shkak të fotos intime, arrestohet 39-vjeçari në Kamëz

12 Shkurt 2024 | 08:48

Është zbardhur vetëvrasja e 27-vjeçares Sibora Abedini dy ditë më parë në Kamëz.

Policia bën me dije se e reja se u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, për shkak se iu shpërnda një foto intime në rrjetet sociale.

Për këtë ngjarje në pranga ka rënë Altin Çoku, pasi ishte ky i fundit që i ka ndarë foton intime në rrjetin social “Tik Tok”.

39-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

“Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026