Vrau regjisorin dhe gruan e tij iraniane, dënohet me vdekje 1 burrë. 8 të arrestuar
Një burrë është dënuar me vdekje për vrasjen e regjisorit të njohur iranian Dariush Mehrjui dhe gruas së tij, Vahideh Mohammadifar. Mehrjui dhe Mohammadifar u vranë me thikë në shtëpinë e tyre në Karaj, pranë kryeqytetit Teheran, në tetor.
Tre të tjerë u burgosën nga 8 deri në 36 vjet për rolet e tyre në planifikimin dhe asistimin e vrasjeve, tha kreu i drejtësisë i provincës Alborz.
Mehrjui, 83 vjeç, konsiderohej një nga themeluesit e kinemasë iraniane të valës së re. Gruaja e tij, Mohammadifar, gjithashtu ka punuar në botën e filmit si skenariste dhe stiliste.Trupat e çiftit u zbuluan nga vajza e tyre pasi ajo u ftua në shtëpinë e tyre për darkë, tha në atë kohë shefi i drejtësisë së provincës Alborz, Hossein Fazeli-Harikandi.
Në vendimin e së hënës, të publikuar në faqen e internetit Mizan të gjyqësorit iranian , Fazeli-Harikandi tha se katër të pandehurit pranuan pasi u arrestuan disa ditë pasi ndodhën vrasjet. Fazeli-Harikandi shtoi se vrasësi i dënuar, i cili nuk u emërua, u dënua me vdekje në përputhje me ligjin islamik të hakmarrjes, pas një kërkese nga familja e Mehrjuit.
Vrasësi kishte punuar më parë për Mehrjui dhe mbante “një inat ndaj të ndjerit për shkak të çështjeve financiare”, raportoi agjencia e lajmeve AFP, siç tha më parë Fazeli-Harikandi. Vendimet për të gjithë të dënuarit nuk janë përfundimtare dhe mund të apelohen në Gjykatën e Lartë, shkruan Mizan.
Homazhet u mbajtën për çiftin pas vdekjes së tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta