Mourinho i vetëofrohet Bayernit! Tekniku po mëson gjermanisht, palët nisin bisedimet

12 Shkurt 2024 | 15:30

Prej javësh, tekniku Jose Mourinho vijon të jetë i papunë, por kjo situatë nuk pritet të zgjasë shumë. I shkarkuar vetëm pak javë më parë nga Roma për shkak të mungesës së rezultateve, “the special one” i është vetëofruar Bayernit të Mynihut në kampionatin gjerman. Lajmi është bërë i ditur nga Bild, e cila shton më tej se palët kanë nisur bisedimet. Sipas burimeve të gazetës në fjalë, Mourinho madje ka nisur të mësojë gjuhën gjermane, duke i paraprirë kështu një kalimi në Bundesligë.

Duke parë formën jo pozitive që Bayerni po kalon, për më tepër rrezikon ta mbyllë sezonin pa trofe, atëherë një shkarkim i parakohshëm i Tuchel nuk do të ishte i papritur. Gjermani që prej marrjes së drejtimit të skuadrës në vitin e shkuar, humbi kupën dhe Championsin, ndërkohë që edhe këtë sezon u eliminua nga kupa e Gjermanisë. Po ashtu në kampionat gjendet në vendin e dytë 5 pikë larg Leverkusenit, teksa në Ligën e Kampionëve do të ndeshet me Lazion. Tifozët menjëherë pas sfidës ndaj Leverkusen kanë kërkuar largimin e tij, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën se si skuadra po luan.

Sa i përket Mourinhos i cili është në pritje të një konfirmimi nga Bayern, ka vizituar disa herë gjatë kohëve të fundi Mynihun. Problem mes palëve mund të bëhen taktikat që vetë portugezi përdor, për faktin se preferon lojën defensive, për të cilën drejtuesit e klubit nuk e pranojnë në asnjë mënyrë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026