Përfshihet nga flakët banesa në Fier, shpëtojnë dy të moshuarit
Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 ne Hoxhare të Fierit, në katin e parë të një pallati tre katesh.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse ku falë ndërhyrjes së tyre, zjarri u vu nën kontroll.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, në momentin e rënies së zjarrit, në banesë ndodheshin dy te moshuar të cilët kanë arritur të dalin në kohë. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale ndërsa të moshuarit janë dërguar drejt spitalit rajonal te Fierit për shkak të asfiksimit nga tymi.
Paraprakisht dyshohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndije elektrike ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve te rënies se zjarrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta