Sa i kushton shtetit shqiptar 1 i paraburgosur? Avokatët kërkojnë ndryshime

13 Shkurt 2024 | 16:02

Ekspertët e sigurisë thonë se kostoja mesatare ditore e një të paraburgosuri arrin në rreth 90 euro duke përfshirë ushqimin, por dhe shpenzimet për pagat dhe infrastrukturën e personelit të sigurisë.

Nga rreth 3 mijë persona që ka në paraburgim, një pjesë e tyre janë në hetim për vepra jo të rënda penale. Për këtë arsye ekspertë dhe avokatë kërkojnë ndryshim të politikave penale.

Një i burgosur i kushton shtetit shqiptar mbi 95 euro në ditë. Kjo shifër është shumë e lartë duke llogaritur prodhimin e brendshëm bruto. Avokati Esmerald Xhafa ndërsa citon vlerën monetare dhe sqaron edhe ndarjen e parave  në total  për një të burgosur.

Nga 5818 të burgosur që aktualisht janë të shpërndarë në burgjet në rang kombëtar, 59% prej tyre janë në paraburgim, që ende nuk kanë një datë të caktuar kur do të jenë para gjykatës për të marrë vendimin e formës së prerë. Aktualisht shteti shpenzon rreth 300 mijë euro në një ditë vetëm për personat që ndodhen në paraburgim.

Transporti i të paraburgosurve nga qelia drejt gjykatës ka koston më të madhe financiare, ndërsa ushqimi renditet i fundit në listë në vlerën e shpenzimeve individuale.

Ndonëse ende nuk kemi rezultatin final të INSTAT sa i përket censit te popullatës, numri i të dënuarve dhe i atyre që janë në paraburgim është shumë më i lartë se norma europiane, shifër e kritikuar së fundit edhe nga Këshilli i Europë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026