Eurozona shmang recesionin, pëson tkurrje me 0.1%, por dështoj të zgjerohej
Pas një tkurrje me 0.1%, vendet e eurozonës shmangen recesionin nw tremujorin e fundit të vitit që lamw pas. Megjithatë ekonomitë e rajonit vijojnë të mos zgjerohen, të sfiduara nga kërkesa e ulët dhe çmimet e larta të energjisë.
Me vështirësi ekonomia e Eurozonës shmangu një recesion në gjysmën e dytë të vitit 2023, por dështoi të zgjerohej në tremujorin e fundit, me një prodhueshmëri zero që tani do të zgjasë për më shumë se një vit.
Mes çmimeve të lata të energjisë, kredive të shtrejnta dhe rritjes së prapambetur të Gjermanisë, shtylla kryesore e PPB të rajonit, rritja zero e ekonomisë për periudhën tetor-dhjetor të vitit të kaluar pason një tkurrje prej 0.1% në tre muajt para kësaj, sipas shifrave të publikuara të martën nga agjencia e statistikave të BE-së, Eurostat.
Ndër faktorët e përmendur, blloku është goditur nga një krizë e kostos së jetesës që rëndon shpenzimet dhe xhepat e qytetarëve si dhe dobësimi i kërkesës globale.
Duket se vendet që përdorin monedhën euro nuk kanë treguar rritje të konsiderueshme që nga tremujori i tretë i 2022, kur ekonomia u rrit 0.5%.
Duke parë peizazhin e përgjithshëm evropian, sipas Eurostat, tkurrja më e madhe ishte në ekonominë e Irlandës, e cila u tkurr me -4.8%, e ndjekur nga Estonia -3% dhe Finlanda -1.3%.
Ndër performuesit më të mirë, Francës ishte një surprizë pozitive në krahasim me tkurrjen e pritshme, ndërsa Italia dhe Spanja, ekonomitë e treta dhe të katërta më të mëdha të bllokut, treguan elasticitet me 0.2% dhe 0.6% të rritjes, respektivisht.
Ndërkohë, performanca e Gjermanisë vazhdoi të bjerë me PBB-në e saj të tkurrur me 0.3% në tremujor – dhe me 0.2% në një krahasim vjetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaska, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor