Bllokimi i Suedisë dhe afërsia me Moskën, Kongresi Amerikan presion Hungarisë

16 Shkurt 2024 | 10:38

Një delegacion i përbërë nga senatorët e dy partive në Kongresin amerikan do të vizitojë Hungarinë të dielën, më 18 shkurt, në kohën kur po rritet presioni ndaj Budapestit për të ratifikuar anëtarësimin e Suedisë në NATO kur Parlamenti i shtetit të kthehet nga pushimi dimëror.

Hungaria është shteti i vetëm i NATO-s që nuk ka ratifikuar aplikimin e Suedisë, një proces që kërkon mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare. Kjo ka tensionuar raportet me Shtetet e Bashkuara dhe ka rritur shqetësimet në mesin e aleatëve.

Suedia ka aplikuar për t’iu bashkuar NATO-s në maj të vitit 2022, e shtyrë nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili ka raporte më të mira me Rusinë sesa me shtetet e Bashkimit Evropian dhe shumicën e anëtarëve të NATO-s, ka deklaruar se Qeveria e tij mbështet anëtarësimin e Suedisë në aleancë, por në Parlament ende nuk është marrë një vendim për këtë.

Ambasada amerikane në Budapest njoftoi se senatorët do të udhëtojnë për në Hungari “me mision të përqendruar në çështjet strategjike me të cilat përballen NATO-ja dhe Hungaria”.

Pranimi i Suedisë në NATO është një çështje që në mënyrë të drejtpërdrejtë prek sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe po ashtu sigurinë e aleancës në tërësi, tha më herët gjatë këtij muaji ambasadori amerikan, David Pressman.

Pranimi i Suedisë në NATO mund të ratifikohet kur Parlamenti hungarez të rinisë punën në fund të shkurtit, ka thënë Grupi Parlamentar i partisë në pushtet, Fidesz./REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael

Grupi militant libanez Hezbollah hodhi poshtë marrëveshjen e armëpushimit të arritur midis qeverisë libaneze dhe Izraelit të mërkurën duke e cilësuar si një udhërrëfyes për...
16:53 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026