“S’kam marrë postë”- Sot ndërroi jetë, shakaja e Navalnyt teksa ishte në burg
Shërbimi i burgut në Rusi, ku udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, ishte i burgosur, ka thënë se ai ka vdekur.
Sipas mediave të huaja, Navalny u pa në një video-telefonatë në janar, duke bërë shaka për veshjen e tij të burgut në koloninë penale të Arktikut në të cilin ishte transferuar një muaj më parë.
Po ashtu, duke folur me gazetarët në video-telefonatë, Navalny dukej se ishte në gjendje të mirë shpirtërore, duke bërë shaka se nuk kishte marrë ende ndonjë postë për Krishtlindje, për shkak se ishte “shumë larg”.
Kolonia IK-3 ku Navalny po vuante dënimin, me nofkën “Ujku Polar”, është në qytetin verior të Kharp, rreth 1,900 km (1,200 milje) në verilindje të Moskës.
Ajo është parë si një nga burgjet më të vështira në Rusi dhe shumica e të burgosurve të mbajtur atje janë dënuar për krime të rënda.
Për vdekjen e Navalnyt reaguan shumica e liderëve kryesorë Perëndimorë, të cilët bënë fajtor Putinin lidhur me këtë ngjarje.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta