VIDEO| Navalny në gjykatë, një ditë para vdekjes. I shëndetshëm e me humor të mirë
Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny, humbi jetën papritur ditën e djeshme (16. Shkurt. 2024) ndërsa mbahej i burgosur në Rusi. Lajmi tragjik ka bërë që e gjithë bota të reagojë.
Perëndimi ka akuzuar Putinin për vdekjen e kritikut të tij më të madh, ndërsa ka pasur edhe një reagim nga Rusia, e cila ka thënë se ndonëse ende nuk ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore, perëndimi “e gjeti fajtorin”, duke thënë se akuzat ndaj Rusisë janë të paarsyeshme dhe të pabaza.
E ndërsa homazhe janë mbajtur për vdekjen e kritikut, në rrjetet sociale është shpërndarë edhe video e këtij të fundit përballë gjykatësit, e realizuar vetëm një ditë para se ai të humbte jetën.
Në video, Navalny duket në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa bën edhe batuta me gjyqtarin përballë tij, duke i thënë që ti japë disa para se po i mbarojnë dhe pas vendimit të tij, do i duhen edhe më shumë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut