Bie niveli i ujit në Vjosë, shfaqet varka e rrallë që mendohet se i përket Mesjetës
Mbetje të një anije apo varke te vjetër janë gjetur nga erozioni i shkaktuar në lumin Vjosë, çka ka bërë që autoritet përkatëse ta shohin situatën me seriozitet.
Mendohet se studimi i saj do të nxjerrë në pah dhe vlerat apo periudhën në të cilën mendohet se është përdorur ajo.
Kryeplaku i fshatit Kashisht në Frakull ka pohuar për mediat se pjesët e zbuluara të varkës, e cila mendohet se është afërsisht 10 metra e gjatë, dyshohet se i përkasin një varke që përdorej nga garnizoni austro-hungarez në vitin e largët 1913 gjatë luftimeve me italianët.
Studiuesi dhe arkeologu Bashkim Vrekaj ka pohuar se zona e lumit Vjosa ka qenë e lundrueshme nga Apolonia në Bylis dhe kjo mund të jete përdorur në Luftën e Parë Botërore por mund të jetë përdorur edhe si mjet ndërlidhës nga njëra anë e lumit në tjetrën, pasi në këtë pjesë të lumit nuk ka ura.
Ende në pritje të specialistëve, për të specifikuar më tepër për periudhën dhe përdorimin e saj, vihet re ndërtimi i veçantë i saj dhe detajet artizanale të punimit. Ndër materialet e përdorura janë gozhdët metalike, zifti për hidroizolim si dhe druri.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta