Kreu i Transportit Urban: Autobusët vonohen nga trafiku, jo se nuk janë të shumtë

21 Shkurt 2024 | 08:46

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Mema, është shprehur se urbanët në Tiranë vonohen jo për shkak të numrit të tyre, por për shkak të trafikut të rënduar.

Komentet Mema i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tregoi se kush janë linjat më të rënduara dhe ato me më pak trafik.

Ai tha se sado autobuzë të nxirren në rrugë, nëse trafiku do të jetë i rënduar, sërish ata nuk do të mbërrijnë në destinacion në kohën e duhur.

“Kanë probleme rrugët kryesore që kanë edhe trafikun më të dendur. Nuk e parashikojmë dot se në çfarë minutash do të mbyllet një cikël i autobuzit. Një cikët nëse nuk ka një trafik të rënduar, mbyllet në kohën që duhet të mbyllet. Ne sado mjete të nxjerrim në rrugë, nëse do të ketë trafik, është e paarritshme në kohë, që të mbërrijë në vendin e duhur.

Trafik të rënduar kanë linjat Institut-Qendër, është Tirana e Re, është linja e Kombinatit, janë linja që kanë edhe fluksin edhe më të madh. Edhe Tiranë-Sauk ka trafik të rënduar. Edhe linjat nga Vora nga rrugët dytësore, është e rënduar. Pak më të qeta janë linjat e Freskut dhe Brrylit.

Ne sikur të nxjerrim edhe aq autobuza sa kemi, nëse do të ngecin në trafik, sërish do të vonohet. Unë nëse transporti publik do të ketë garancinë, sigurinë dhe shpejtësinë, do ta përdor transportin publik”, tha Mema.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026