Përkeqësohet situata e COVID-19, Franca zgjeron kufizimet, në Poloni shifra rekord
Qeveria franceze paralajmëroi të enjten një situatë “jashtëzakonisht shqetësuese”.
Ndaj, Franca do forcojë masat mbrojtëse në tre rajone të reja, duke e çuar totalin në 19 zona. Kufizimet, të ngjashme me ato të vendosura në 16 departamentet, do të jenë në fuqi për 4 javë.
Ministri i Shëndetësisë deklaroi se presioni ndaj spitaleve do rritet në ditët e ardhshme.
“Në tre rajonet e reja, sikurse ju e dini, situata është edhe më keq. Trysnia si pasojë e epidemisë ka arritur nivele alarmante, presioni ndaj shëndetësisë ndihet në spitale dhe dinamika e pandemisë është shumë e fortë. Këto rajone janë Nievrë, Rhonë dhe Obe”, u shpreh Olivier Veran, ministër i Shëndetësisë në Francë.
Polonia ndërkohë raportoi një shifër rekord të infektimeve nga COVID për të dytën ditë rresht.
Qeveria vendase urdhëroi masa kufizuese më të ashpra, që përfshijnë mbylljen e çerdheve, dyqaneve, mobilierive dhe salloneve të bukurisë e që do aplikohen për periudhën përreth Pashkës, me qëllim shmangien e kontakteve njerëzore dhe të rritjes së mëtejshme të rasteve të infektimit.
“Sot Polonia ndodhet në momentin më të vështirë të pandemisë në 13 muaj. Na duhet ta themi këtë hapur dhe ta pranojmë. Presioni i valës së tretë është shumë i fortë dhe sot kemi regjistruar rritjen më të lartë të infektimeve, mbi 34 mijë raste”, u shpreh Mateusz Morawiecki, kryeministër i Polonisë.
Gjermania rifilloi procesin e vaksinimit me vaksina të kompanisë “AstraZeneca”. Njerëz të shumtë krijuan radhë të gjata për të marrë dozën e parë në Këln, në një sallë panairesh e kthyer në qendër injektimi.
Në Suedi, Agjencia e Shëndetit Publik vendosi që vaksinimi me “AstraZeneca” do të rekomandohet për personat mbi 65-vjeç.
Ndërsa në Danimarkë, autoritetet vendosën të enjten të zgjasin pezullimin e vaksinave të “AstraZeneca” me 3 javë, ndërsa do vijojnë studimin e lidhjes së mundshme me mpiksjen e gjakut, pavarësisht se Agjencia Evropiane e Barnave deklaroi se produkti ishte i sigurt për përdorim.
Lexoni gjithashtu:
Strategjia e vaksinimit, Merkel mbron vendimet e BE-së, kërkon prodhim europian të vaksinës
Vaksinat dhe tromboza, studiuesit spanjollë: ‘AstraZeneca’ s’ka lidhje me mpiksjen e gjakut
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi