Shqipëria i nis mbarë eliminatoret e “Katar 2022”, fiton minimalisht ndaj Andorrës
Një gol nga Ermir Lenjani i ka mjaftuar përfaqësueses së Shqipërisë për ta nisur me fitore edicionin e kualifikuesve të kampionatit botëror “Katar 2022”.
Skuadra e Edoardo Rejas triumfoi minimalisht në përballjen e së enjtes në transfertë ndaj Andorrës, duke koleksionuar trepikëshin e parë, ndaj një kundërshtari mjaft modest. Pavarësisht cilësisë që ka skuadra kuqezi në fushën e lojës diferencat ishin të vogla, me vendasit që krijuan pak hapësira.
Lenjani shfrytëzoi maksimalisht një pasim të gjatë të Keidi Bares. me një goditje potente, 31-vjeçari mposhti portierin vendas duke u kthyer në heroin e kuqezinjve, të cilët, pavarësisht i insistimit, nuk mundën që të shënonin më në portën e Andorrës.
Skuadra kuqezi do të ketë dhe dy ndeshje të tjera këtë muaj, ku fillimisht do të presë Anglinë në Air Albania këtë të diel, ndërsa tre ditë më vonë do të luajë në transfertë me San Marinon. Kuqezinjtë ndodhen në grupin I, ku ndodhen dhe Polonia dhe Hungaria.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.