Linte pa ushqim dhe abuzonte me fëmijët e saj, nëna 42-vjeçare merr dënimin maksimal
Ruby Franke, 42 vjeçe e cila u bë e njohur për shkak të një kanali në YoutTube kushtuar prindërimit u deklarua fajtore për lënien pa ushqim dhe abuzimin me fëmijët e saj.
Ajo u shfaq së bashku me ish-partneren e saj të biznesit Jodi Hildebrandt, 54 vjeç, e cila mori një dënim të njëjtë. Gjykatësi i dënoi me katër dënime nga një deri në 15 vjet secili.
Dënimet do të ekzekutohen në mënyrë të njëpasnjëshme dhe janë maksimumi për çdo akuzë sipas ligjit të Utah. Se sa kohë do të shërbejë secili në fund do të përcaktohet nga bordi i lirimit me kusht të shtetit. Franke do të ketë 30 ditë për të apeluar vendimin.
Në gjykatë, prokurori i Utah-s, Eric Clarke tha se dy nga fëmijët e Frankes, nëntë dhe 11 vjeç në atë kohë, jetonin në një “ambient të ngjashëm me kampin e përqendrimit” dhe e quajti atë një kërcënim të rëndësishëm për komunitetin.
“Fëmijve iu mohohej rregullisht ushqimi, uji, shtretërit për të fjetur dhe pothuajse të gjitha format e argëtimit,” tha zoti Clarke.
Në gjykatë, Franke ishte në lot pas dënimit. Ajo u kërkoi falje fëmijëve të saj dhe tha: “Isha aq e çorientuar sa besova se errësira ishte dritë dhe e drejta ishte e gabuar”.
Larg kamerës, fëmijët e Franke po i nënshtroheshin abuzimit edhe më të ashpër. Kjo përfshinte lidhjen e tyre, rrahjen dhe shkelmimin e tyre, neglizhimin për t’i ushqyer dhe detyrimin e tyre të punonin jashtë gjatë verës pa krem kundër diellit, duke rezultuar në djegie të rënda nga dielli, sipas të dhënave të policisë.
Në një marrëveshje për pranimin e fajësisë, Hildebrandt deklaroi se ajo ose i torturonte fëmijët ose ishte në dijeni të abuzimit dhe se ajo detyroi një nga vajzat e Franke të “kërcej në një kaktus shumë herë”.
Djali 12-vjeçar arriti të ikë nga dritarja dhe arriti në shtëpinë e një fqinji, ku i kërkoi ushqim dhe ujë. Dy gra u akuzuan për gjashtë akuza për abuzim të fëmijëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset