Situatë çnjerëzore në Gaza, OBSH: Banorët, pre e shkatërrimit dhe kequshqimit
Situata shëndetësore dhe humanitare në Gaza është çnjerëzore dhe vazhdon të përkeqësohet.
Deklarata është bërë nga kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Izraeli vijon të bombardojë zonën dhe 67 palestinezë u vranë vetëm të mërkurën, sipas lëvizjes së Hamasit. Shefi i OBSH-së e ka përshkruar Gazën si “një zonë e vdekur me territorin e shkatërruar”.
“Mbi 29 mijë persona kanë vdekur. Shumë prej tyre janë zhdukur dhe supozohen të vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur. Kequshqimi është rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës, nga nën 1 për qind që ishte në mbi 15 për qind në disa zona”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.
Ndërsa thirrjet ndërkombëtare për një armëpushim rriten dhe qeveritë tentojnë të sigurojnë një paqe afatgjatë, qeveria izraelite ka votuar të mbështesë kundërshtimin e kryeministrit Netanyahu ndaj krijimit të shtetit palestinez.
“Populli i Izraelit dhe përfaqësuesit e zgjedhur të tij janë të bashkuar si kurrë më parë. Parlamenti votoi me shumicë dërrmuese çdo përpjekje për të imponuar krijimin e shtetit palestinez ndaj Izraelit. Paqja do të arrihet vetëm kur të kemi mposhtur tërësisht Hamasin”, u shpreh Netanyahu.
Në planin e Izraelit për të arritur fitoren përfshihet shpëtimi i pengjeve të mbetura dhe pushtimi i Rafahut ku më shumë se gjysma e 2.3 milionë palestinezëve ka kërkuar strehim.
Uashingtoni vijon të paralajmërojë Izraelin se, nëse ushtria e tij nuk merr parasysh sigurinë e refugjatëve palestinezë, pushtimi i Rafahut do të rezultojë “një katastrofë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta