Lajmet e rreme në rrjetet sociale, ligjvënësit amerikanë presion CEO-ve të teknologjive për më shumë kontroll
Krerët ekzekutivë të gjigantëve të teknologjisë Facebook, Twitter dhe Google u përballën me një sërë pyetjesh në Kongres, ndërsa ligjvënësit demokratë u përpoqën t’i bindin ekzekutivët të pranonin rolet e kompanive të tyre në nxitjen e kryengritjes së Janarit në Capitol, SHBA dhe rritjen e keqinformimit ndaj vaksinave COVID-19.
Ligjvënësit demokratë fajësuan gjithashtu shërbimet e kompanive për indoktrinimin e mendjeve të fëmijëve dhe nxitjen e kryengritjes në Capitol Hill, si dhe kontributin e tyre në vrasjet më të fundit masive në Atlanta dhe Boulder, Colorado.
Të tre CEO-të i mbrojtën me vendosmëri përpjekjet e kompanive të tyre për të kontrolluar përmbajtjen gjithnjë e më toksike të postuar dhe qarkulluar në shërbimet e përdorura nga miliarda njerëz, ndërsa vunë në dukje përpjekjet e tyre për të ekuilibruar lirinë e fjalës.
“Dezinformimi është një koncept i gjerë dhe duhet ta përqendrojmë qasjen tonë aty ku shohim rrezikun më të madh, nëse shpresojmë të ndikojmë”, u shpreh Jack Dorsey.
Republikanët ngritën ankesa konservatore për një kohë të gjatë, të paprovuara, se platformat janë të njëanshme kundër pikëpamjeve konservatore dhe materialit të censurës bazuar në pikëpamjet politike ose fetare.
Facebook e ndaloi Trump për një kohë të pacaktuar një ditë pasi protestuesit e nxituar nga ish presidenti mësynë në Capitol.
Të njëjtin hap ndoqi dhe twitter duke heshtur një nga platformat më të preferuara të Trump.
“Shumë njerëz janë të shqetësuar se platformat mund të ndalojnë drejtuesit e zgjedhur, edhe unë jam i shqetësuar. Unë nuk mendoj se kompanitë private duhet të marrin kaq shumë vendime si kjo. Ne kemi nevojë për një proces të përgjegjshëm, prandaj kemi ngritur një bord mbikëqyrës të pavarur që mund të shfuqizojë vendimet tona dhe na duhen rregulla të rëna dakord demokratikisht për internetin”, tha Mark Zuckerberg.
Republikanët dhe depokratët, përfshirë Presidentin Joe Biden kur ishte një kandidat, kanë bërë thirrje për heqjen e disa prej mbrojtjeve, sipas të ashtuquajturit Seksioni 230 i një ligji 25-vjeçar të telekomunikacionit, që mbron kompanitë online nga përgjegjësia për ato që postojnë përdoruesit.
“Është një sfidë e madhe pa përgjigje të lehta, 500 orë video ngarkohen në YouTube çdo minutë, dhe afërsisht 15 përqind e kërkimeve në Google çdo ditë janë të reja për ne”, tha Sundar Pichai.
Simbolikisht përpara nisjes së seancës dëgjimore për dezinformimin, protestuesit shfaqën figura të CEO-ve të teknologjisë të veshur si kryengritës.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë