19-vjeçarja në Durrës vrau dhe groposi babain, flasin të afërmit: Jemi të tronditur
Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku 49-vjeçari Pëllumb Meta dyshohet se u vra me armë zjarri nga vajza e tij 19-vjeçare Hygerta Meta dhe u gropos në oborrin e shtëpisë.
Dy të afërm të saj kanë deklaruar për mediat se nuk kanë informacione mbi ngjarjen dhe nëse vërtetë ka qenë vajza ajo që e ka vrarë babain e saj.
Po ashtu, ata kanë treguar se lajmin e kanë marrë vesh përmes mediave dhe janë shprehur se ndihen të tronditur.
“Me këtë fatkeqësi jemi pranë njëri-tjetrit. Shumë u tronditëm. Është traditë e shqiptarit që njoftojmë njëri-tjetrin për fatkeqësi. Nuk e di që e ka bërë vajza e vetë, gjejeni ju. Unë nuk jam shtet”, tha një i afërm i saj.
“Ne e kemi marrë vesh përmes televizorit, ju e keni dhënë njoftimin. Ik tani mos na mërzit më”, tha një tjetër i afërm.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta