Gjuha denigruese ndaj shqiptarëve në RMV, Avzi Mustafa: S’është vetëm Gjeografia, fyerje kanë edhe tekste të tjera

18 Mars 2021 | 12:13

Profesori Avzi Mustafa është i mendimit se për të zgjidhur çështjen e teksteve shkollore në Maqedoninë e Veriut duhet të krijohet një komision i gjerë me përfaqësues edhe nga Shqipëria dhe Kosova.

Në një intervistë për Euronews Albania me gazetaren Loneta Progni, Mustafa e cilësoi pozitive tërheqjen e tekstit të Gjeografisë së vitit të dytë gjimnaz, por jo të mjaftueshëm për zgjidhjen e problemit. Sipas tij nevojitet një punë më e gjerë dhe një shqyrtim i të gjitha teksteve “për fyerje apo denigrime ndaj shqiptarëve”.

Mustafa tha se “fyerja institucionale ndaj shqiptarëve nuk ka fund”. Ai tha se kjo vijon në mënyrë sistematike me enciklopedinë verio-maqedone, fjalorin linguistik dhe më pas tekstet shkollore. Në këtë pikë ai përmendi si problematike edhe tekstet e historisë dhe muzikës.

“Ka këngë vetëm maqedone në shqip [në tekstet e muzikës], edhe në tekstet e historisë ku na bëjnë hedhacakë, cuba, hajdutë me prejardhje ka mos…” – u shpreh profesor Mustafa duke kërkuar që të ketë më tepër ndërgjegjësim për këtë çështje.

Dy vite më parë në Shkup u ngrit një komision për të rishikuar tekstet shkollore ku të shikoheshin për gjuhën e përdorur. Mirëpo sipas Mustafës nuk pati rezultat deri këtë vit kur pas presioneve nga opozita dhe intelektualët u soll ky ndryshim.

“S’e di se si nuk turpërohen ministrat shqiptarë që e kanë udhëhequr me dekada këtë dikaster [të arsimit], kanë përmendur se do të ndërmarrin hapa për të përmirësuar tekstet, por asnjëherë nuk kanë gjetur një zgjidhje,” – u shpreh profesori përballë pyetjes se a do të duhet të mbajë përgjegjësi dikush për këtë çështje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026