“O do arratisesha, o do ta vrisja” – Zbardhet dëshmia e vajzës që groposi të atin
Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik mëngjesin e së premtes. 50-vjeçari Pëllumb Meta, i denoncuar i humbur prej 10 ditësh nga familjarët e vet, është vrarë me armë zjarri nga e bija e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta e cila më pas e ka groposur në oborrin e banesë.
Euronews Albania ka siguruar dëshminë e dhënë në polici nga 19-vjeçarja, e cila ka pranuar autorësinë e krimit që pretendon se e ka kryer e vetme, pas konflikteve të vazhdueshme me babanë që kërkonte ta fejonte pa dëshirën e saj.
“E vrava se donte më martonte me dikë që nuk e doja, kishim pothuajse përditë konflikte, më tha se fejesa ishte një punë e vendosur tashmë dhe kështu do të bëhej”, është shprehur vajza.
Ajo ka planifikuar se si mund të shpëtonte nga kjo fejesë: “kisha dy mundësi, ose do të arratisesha ose do ta vrisja”, mësohet të ketë thënë 19-vjeçarja.
“Një ditë nisëm të debatonin përsëri kur ishim në shtëpi, isha vetëm me të, nëna ishte në arë, mora pistoletën (që i ati e mbante pa leje) dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në oborrin e shtëpisë, mendova se edhe policia e besoi lajmin që ai ishte zhdukur. E kam kryer e vetme vrasjen, nuk më ndihmoi askush”, raportohet të ketë thënë e reja.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta