Po kalonte rrugën, aksidentohet bashkëshorti i këngëtares së njohur shqiptare

23 Shkurt 2024 | 13:59

Hajrush Behluli, bashkëshorti i këngëtares së njohur Shkurte Fejza është aksidentuar nga një makinë ditën e sotme në Prizren.

Sipas mediave të Kosovës, aksidenti ka ndodhur teksa ai ishte duke kaluar rrugën.

“Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha vajza e tij, Gresa Behluli.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi konfirmoi për Telegrafin rastin, duke thënë se Behluli është goditur teksa ishte duke kaluar rrugën.

“Sot me datë 23.02.2024 rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Adem Jashari’, deri te aksidenti ka ardhur kur këmbësori ka qenë duke e kaluar rrugën dhe është goditur nga një automjet. Viktima ka pësuar lëndime të rënda por jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026