Pranvera nis me vranësira, priten reshje shiu dhe erë e fortë
Moti gjatë fundjavës që na pret, do të dominohet nga reshje të përqendruara më shumë në disa qarqe të vendit. Edhe pse nuk parashikohen përmbytje, era do të jetë ajo që do të sjellë probleme, duke nisur nga mbrëmja e sotme.
Moti i qëndrueshëm dhe me diell, këtë fundjave do ja lërë vendin vranësirave dhe reshjeve të shiut. Ndryshimet atmosferike u vunë re që në mëngjesin e ditës së premte, për të vijuar dhe më pas gjatë gjithë ditës.
“Do të kemi reshje të pakta dhe të izoluara sonte, në mbrëmje gjatë natës dhe dita e shtunë do të zhvillojë vranësirat ku nuk do të mungojnë rrebeshet, kryesisht në zonat Shkodër dhe mbi Shkodër”,-tha Lajda Porja, meteorologe.
Qytetet si Saranda, Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena, të jenë zonat me të prekura nga këto rrebeshe shiu. Ndërkohë dita e dielë pritet të sjellë një përmirësim të motit, duke mos pasur reshje shiu gjatë gjithë kohës.
“Temperaturat janë të larta në fakt dhe gjatë ditës sot janë 20 gradë, e diela do bëjë ndryshimin që do jenë temperaturat me 3-4 gradë në vlerat maksimale”,-tha Lajda Porja.
Edhe pse nuk parashikohen përmbytje, era do të jetë ajo që do të sjellë probleme, duke nisur nga mbrëmja e së premtes.
“Do të kemi erë të fuqishme, mbi 60 km në orë, do të sjellë probleme në trafikun detare sidomos në brigjet detare”,-tha Lajda Porja.
Edhe pse hyjmë në javën e parë të pranverës, Marsi do të nisë me reshje shiu, ku e vetmja ditë që do të ketë një mot më të qëndrueshme pritet të jetë e marta.
LEXONI GJITHASHTU:
- Moti i keq në Britaninë e Madhe, mijëra banesa mbeten pa energji elektrike
- Reshje dhe ulje temperaturash deri të mërkurën, parashikimi i motit për javën
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta