Isa Mustafa i vë afat Albin Kurtit: Deri në fund të javës duhet të qartësohet marrëveshja
Me përfundimin e mbledhjes se kryesisë së LDK-së, e cila zgjati tri orë, pas insistimit të madh të mediave, kreu Isa Mustafa foli shkurt. Ai tha se fundi i kësaj jave shpreson të jetë vendimtar, duke shtuar se mbeten tek propozimin e tyre.
“Ne kemi dhënë një propozim që kemi vlerësuar se është shumë i balancuar dhe mendojmë Vetëvendosja duhet ta trajtojë më vëmendje të veçantë. Të ketë një përfundim sa më të shpejtë, mundësisht deri në fund të kësaj jave, në mënyrë që ta bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë që nuk ka kushte që marrëveshja të bëhet”, tha Isa Mustafa.
Kreu i LDK u shpreh së komunikimi me Kurtin ka vazhduar edhe në këtë periudhë kur nuk ka pasur takime, por shpreson që këto kontakte të japin rezultat.
“Neve me Kurtin gjatë kësaj periudhe kurrë s’kemi qenë jashtë komunikimit, d.m.th, në komunikim kemi qenë. Qëndrimi jonë është që në momentin që ulemi të bëjmë marrëveshje, atë marrëveshje ta përfundojmë ose kontaktet tona të japin rezultatet”, u shpreh kreu i LDK.
LDK dhe Vetëvendosje aktualisht nuk po merren vesh për postin e kryeparlamentarit, të cilin VV e propozoi njëanshëm më 26 dhjetor, dhe LDK e votoi, por menjëherë pas kësaj deklaroi se bisedimet kthehen në pikën zero.
Me ose pa marrëveshje me LDK-në, pas dekretimit të Presidentit të hënën, Albin Kurti ka 2 javë kohë që të paraqesë para Kuvendit kabinetin e tij qeveritar.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës